“#OpenDataConference”: Interesi publik peshon në anën e të drejtës për informim, përballë të drejtës për privatësi

Interesi publik është baraspeshuesi mes të drejtave themelore të njeriut për liri të shprehjes/informim dhe privatësisë. Nëse interesi publik sundon ndaj interesit privat, të dhënat dhe informatat mund të publikohen, pavarësisht nëse ato paraqesin shkelin të drejtat e privatësisë së një individi apo grupi të caktuar.
Kjo mes tjerash u tha në panelin “Etika dhe anonimizimi i të dhënave”, në ditën e dytë të Konferencës Ndërkombëtare të Fondacionit Metamorfozis mbi “Të dhënat dhe kulturën e hapjes”. Panelistët theksuan rëndësinë e ngritjes së kulturës dhe obligimin e institucioneve për transparencë dhe llogaridhënie, në mënyrë që të realizohet e drejta e qytetarët për informim në mënyrë përkatëse.

Drejtoresha e Agjencisë për Mbrojtjen e Qasjes së Lirë deri tek Informatat me Karakter Publik Pllamenka Bojçeva, foli për rëndësinë e informimit të qytetarëve. Siç tha ajo, institucionet duhet që në mënyrë proatkive t’i publikojnë të dhënat të cilat i krijojnë dhe disponojnë, ndërkaq ata gjithashtu e kanë obligim që t’u japin informata qytetarëve të cilat kërkojnë me kërkesë.

“E drejta për qasje të lirë është e drejtë themelore dhe këtë e kanë, para se gjithash qytetarët dhe më pas të gjithë personat fizik dhe juridik nga vendi dhe jashtë vendit. Qasja e lirë deri tek informatat nga njëra anë i bën institucionet transparente dhe përgjegjëse përpara qytetarëve, ndërkaq nga ana tjetër mundëson informim të plotë dhe në kohë të qytetarëve e cila është e domosdoshme për pjesëmarrjen e tyre në jetën publike. E drejta e opinionit që të dijë është dhe njëkohësisht dhe diga më e madhe dhe mjet për luftë kundër korrupsionit. Praktika korruptive dhe keqpërdorimi i resurseve publike tregon se këto shprehi zhvillohen më shumë në fushën e fshehtësisë”, tha Bojçeva.

Konferenca Ndërkombëtare e të Dhënave të Hapura e Fondacionit Metamorfozis - Holiday Inn, foto nga paneli
Konferenca Ndërkombëtare e të Dhënave të Hapura e Fondacionit Metamorfozis – Holiday Inn, foto nga paneli

Udhëheqësi i Sektorit për Mbështetjen e Punës së Drejtorit të Entit Shtetëror të Statistikave, Slobodan Malevski foli për funksionimin e këtij institucioni, i cili disponon me sasi të madhe të të dhënave të cilat, qytetarët, por edhe institucionet dhe sektori civil mund t’i shfrytëzojë.

“Ne si institucion përgatisim kalendar ku i vendosim të gjitha publikimet, hulumtimet dhe produktet tona. Para se gjithash, të dhënat i publikojmë nëpërmjet kumtesave, publikimeve, gjithnjë e më pak në format të letrës e gjithnjë më shumë në ueb-faqe. Aty kemi spektër të gjerë të informatave, të cilat janë të qasshme tek opinioni, në pajtueshmëri me politikën e Eurostat dhe të njëjtat janë falas.  Na gëzon fakti se gjithnjë e më shumë komuniteti i biznesit kërkon të dhëna që ju duhen për aktivitete të tyre. Shumë të rëndësishëm janë edhe njësitë e vetëqeverisjes lokale, të cilat marrin prej nesh të dhëna që ju duhen për nevojat e tyre, ashtu sikur edhe sektori civil. Pos tyre, edhe komuniteti shkencor kërkon të dhëna për qëllime shkencore. ESSH është institucion maksimalisht institucion i hapur dhe transparent. Ne tentojmë që çdo kërkuesi të informatave sa më shpejtë t’i dorëzojmë përgjigje”, tha Malevski.

Emilija Ginovska, nga Agjencia për Mbrojtjen e të dhënave Personale theksoi se liria e shprehjes dhe e drejta e privatësisë mbrohen me Kushtetutë dhe zgjidhja e baraspeshës kur duhet ose jo të publikohet ndonjë informatë është nëse ajo informatë është me interes publik.

“E drejta e privatësisë është e drejtë themelore dhe mbrohet dhe garantohet me Kushtetutë, por, nga ana tjetër e liria e shprehje të lirë dhe informim, gjithashtu është e drejtë që i përket gjithkujt. Shpesh këto dy të drejta përballen me njëra tjetrën. Mediat shpesh ndodhen në situatë të rëndë që të raportojnë me baraspeshë për të drejtën e privatësisë së individëve të caktuar dhe të drejtën që opinioni të informohet. Në disa dispozita të ligjit për Qasje të Lirë deri tek Informatat me Karakter Publik, të cilat kanë të bëjnë me të drejtën e subjekteve të të dhënave personale dhe të drejtave të qytetarëve, parimet e privatësisë mund të përjashtohen nëse ajo është e nevojshme për shkak të baraspeshimit të të drejtës për lirinë e shprehjes dhe informimit. Pra, vetëm kur interesi publik sundon ndaj interesit të subjekteve të të dhënave personale , dispozitat për mbrojtjen e të dhënave personale mund të përjashtohen”, tha Ginovska.

Konferenca Ndërkombëtare e të Dhënave të Hapura e Fondacionit Metamorfozis - Holiday Inn, foto nga paneli
Konferenca Ndërkombëtare e të Dhënave të Hapura e Fondacionit Metamorfozis – Holiday Inn, foto nga paneli

Eksperti për siguri në internet, Bozhidar Spirovski, nëpërmjet një prezantimi u ndal në disa aspekte të sigurisë së të dhënave, ndërkaq siç tha ai, transparenca, privatësia dhe besueshmëria është janë “parrugdalja meksikane e shekullit 21”. Ai theksoi se të gjithë kërkojnë transparencë dhe privatësi, por derisa nuk ka të bëjë me ata personalisht. Sipas tij, duhet që të kthehet besueshmëria, pasi që rregullativa kryesisht është jo e harmonizuar, mbikëqyrësi është ndryshëm i disponueshëm që të zbatojë masa ndëshkuese, ndërkaq vetëdija dhe përgjegjësia personale është relativisht e vogël.

“Të zbatohen rregulla të ashpra të shoqëruara me gjoba mandatuese dhe shkarkim/ndalim automatik për veprimtarinë, shembull: Privatësia përballë veprimtarive korruptive, garancia për anonimizim dhe respektim të privatësisë përfshirë edhe mediat dhe portalet, përfundimisht të shfuqizohet EMBG si identifikues primar”, tha Spirovski.

Ai ka dy rekomandime personale në lidhje me publikimin e të dhënave: Publikoni ato të dhëna që pranoni t’i humbni dhe bëhuni të vetëdijshëm se në të gjitha kanalet digjitale JU jeni prodhimi. Edukimi për të drejtat dhe obligimet dhe të drejtat të jetë i vazhdueshëm dhe publik, si pjesë e servisit publik.

Drejtori për Zhvillim i Fondacionit Metamorfozis, Filip Stojanovski dje në hapje të Konferencës, në fjalën e tij theksoi se bashkëpunimi me USAID-in në promovimin e të dhënave të hapura do të ketë efekt të ngjashëm me projektet e mëparshme në të cilat kanë bashkëpunuar Metamorphosis dhe USAID si rasti me projektin e implementuar për verifikim të fakteve i mbështetur nga USAID deri në vitin 2017.

Konferenca synon të bashkojë komunitetin e të dhënave të hapura në mënyrë që të ndajë dhe të mësojë, të planifikojë dhe të bashkëpunojë për të ardhmen e të dhënave të hapura, me theks të veçantë në situatën aktuale në Maqedoninë e Veriut dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button