Tuchel konfirmoi kthimin e Brojës te Chelsea

Sulmuesi i Shqipërisë, Armando Broja, pas përfundimit të sezonit aktual do të kthehet te Chelsea, ka konfirmuar trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel, të mërkurën, transmeton Por

Broja para fillimit të këtij edicioni u huazua te Southamptoni dhe këtë edicion ka treguar paraqitje të mira në Premier League duke tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave të Evropës.

20-vjeçari ka shënuar nëntë gola në 38 paraqitje për Southamptonin në të gjitha garat. Tuchel ka thënë se krahas Brojës, te Chelsea do të kthehet edhe mesfushori Conor Gallagher, i cili është i huazuar te Crystal Palace.

“Ata do të kthehen me siguri. Kur i jep në huazim, i jep për t’i rikthyer lojtarë më të mirë dhe më me përvojë. Dua t’i kem në përgatitje para sezonale dhe pastaj do të vendosim për të ardhmen e tyre. Varet shumë nga ata”, ka thënë Tuchel.

Broja ka kontratë me Chelsean deri në verën e vitit 2026.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button