Hulumtim: Të rinjtë dëshirojnë liderë autoritar, besojnë edhe në disa dezinformata për kovidin

82% e të rinjve vlerësojnë se Maqedonisë së Veriut i duhet lider me grusht të hekur, a politikanë të dëshiruar i kanë liderët autoritar të Ballkanit dhe botës. Përveç kësaj, shumica e të rinjve besojnë në disa prej dezinformatave për pandeminë e kovidit që janë shpërndarë në vendin tonë, njofton Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

57.8% e të anketuarve të rinj kanë thënë se pajtohen me vlerësimin se virusi korona është krijuar në laborator, a jo nëpërmjet rrugës natyrore. Gjithashtu, shumica e të rinjve – 41.2% janë pajtuar se një grup i vogël i njerëzve të fuqishëm e kanë krijuar pandeminë që ta manipulojnë dhe sundojnë botën. Njëkohësisht, 38.3% besojnë se vaksinat për kovid që janë të qasshme në vendin tonë janë me cilësi të njëjtë siç ato që janë në vendet e BE-së,

Këto janë rezultatet e hulumtimit të thelluar “Pjesëmarrja socio-polik e të rinjve në Maqedoninë e Veriut: 2021” e Fondacionit për Demokraci Vestminster, e zbatuar te të rinjtë, në nivel nacional, mes 2 nëntorit dhe 3 dhjetorit të vitit 2021.

Përveç këtyre të dhënave shqetësuese në lidhje me simpatitë e të rinjve ndaj liderëve autoritar dhe ndaj një pjesë të dezinformatave për kovidin, është vërejtur edhe përqindje e madhe e të rinjve që janë përgjigjur me opsionin “nuk e di”, gjegjësisht nuk kanë pasur përgjigje për dezinformatat që janë pyetur në hulumtim, siç janë: “virusi është krijuar që të zvogëlohet popullata”, “teknologjia e krijimit të vaksinave (i-RNK) do ta dëmtojë njerëzimin” dhe “vaksinat për kovid 19 shkaktojnë sterilitet”.

Përndryshe, hulumtimi ka treguar se perceptimi i të rinjve për liderët me grusht të hekurt është se ai duhet të jetë njeri me qëndrim të fortë, kompetent dhe i shkathët, ta realizojë të premtuarën, të ketë qëllim dhe vizion të qartë për vendin, të ketë dashuri për popullin dhe të kujdeset për atë, diçka sikur si ish lideri komunist i Jugosllavisë, Tito. Në lidhje me numrin më të vogël të të rinjve që liderin me grusht të hekur e perceptojnë negativisht, thonë se ai megjithatë, është dikush që është i dhunshëm dhe agresiv, i cili udhëhiqet nga interesat politike, e imponon vullnetin e tij dhe nuk i intereson për mendimin e popullit.

Vetëm 13% e të rinjve në vendin tonë vlerësojnë se autoritetet tërësisht ose afërsisht kujdesen për ata ose problemet e tyre. Të rinjtë, nota më të larta u kanë dhënë institucioneve arsimore (2.50) dhe trupave të shkollave të mesme dhe studentore (2.45), a nota më të ulëta u kanë dhënë Kuvendit dhe partive politike në vend.

Rreth 15% e të rinjve vlerësojnë se tërësisht ose afërsisht mund të ndikojnë ndaj asaj që e punon pushteti, derisa 45% thonë se vendi ynë do të bëhet anëtare e BE-së, që është për 15% më e ulët në krahasim me hulumtimin e përpara dy viteve.

Foto nga ngjarja

Në panel diskutimin që u mbajt pas prezantimit të rezultateve nga hulumtimi, pjesëmarrës ishte edhe kryeministri Dimitar Kovaçevski i cili ka ndarë kohë për t’i dëgjuar qëndrimet e të rinjve. Në fjalimin e tij, disa herë theksoi se të rinjtë nga pavarësimi i vendimit janë udhëheqës të ndryshimeve dhe arritjeve të shtetit që nga fillimi i viteve të 90-ta të shekullit të kaluar.

Kryetari i Unionit të Shkollave të Mesme, Luka Paviqeviq, ka folur për rezultatet e hulumtimit, të cilat tregojnë se të rinjtë janë të pakënaqur nga vendi i tyre në shoqëri.

“Kush na jep të drejtë të habitemi se 57% e të rinjve rrallë ose asnjëherë nuk i ndjekin dhe nuk janë të interesuar për ndodhitë politike në vend”, pyeti Paviqeviq, i cili rekomandoi që të përforcohen programet për arsimim civil në shkolla të mesme.

Rita Behadini, gazetare dhe kryetare e Qendrës për Mundësi të Barabarta “Mollëkuqja”, në panel tha se të rinjtë më nuk emigrojnë jashtë vendit për pagë më të lartë, por për standard jetësor, duke theksuar se pjesa më e madhe të rinjve në hulumtim kanë thënë se nuk munden të ndikojnë në punën që e bën Qeveria. Vetëm 22% e të rinjve kanë thënë se kanë qenë të konsultuar nga institucionet gjatë miratimit të vendimeve.

“Nëse me të vërtetë dëshirojmë ndryshime, patjetër duhet që të gjejmë mekanizma si të rinjtë të kuptohen seriozisht dhe të bëhen pjesë e vendimmarrjes, veçmas vajzat. Duhet që të gjejmë mënyrë që t’i motivojmë që të jenë pjesë e ndryshimit”, tha Rita Behadini.

Deniz Selmani, menaxher programi i Romalitiko, në diskutim tha se nevojiten masa afirmative që do t’u ofrohen të rinjve, duke shtuar se sistemi politik në vend nuk ofron mundësi të mjaftueshme për të rinjtë. Ai tha se në nivel të Qeverisë dhe Kuvendit duhet që të formohen trupa të veçanta të cilat veçanërisht do të merren me kthimin e të rinjve të cilët kanë ikur jashtë vendit.

Përndryshe hulumtimi, ka miratuar edhe dhjetëra rekomandime, a në mesin e tyre janë hartimi i Strategjisë Nacionale për të Rinjtë dhe plotësimi i obligimeve të parashikuara në Ligjin për Pjesëmarrje të të Rinjve dhe Politikat Rinore. Agjencia për të Rinj dhe Sport të sigurojë më shumë mjete për punë në sektorin “të rinjtë”, derisa rekomandimi për vetëqeverisjen lokale është që të krijojnë këshilla lokal rinor dhe të fillojnë t’i bëjnë përgatitjen për hapjen e qendrave rinore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button