Me vota nga publiku dhe juria profesionale në natën e dytë të gjysmëfinales u kualifikuan dhjetë këngë në finale (VIDEO)
Mbrëmë u mbajt nata e dytë e gjysmëfinales të Eurovizionit. Në këtë mbrëmje garuan tetëmbëdhjetë shtete dhe dhjetë nga ata u kualifikuan me vota nga publiku dhe juria profesionale për finalen e madhe, shkruan Portalb.mk.
Këngët u prezantuan në skenën e “Pala Olimpico” në Torino të Italisë, me nikoqirët Mika, Laura Pausini dhe Alessandro Cattelano.
Maqedonia e Veriut me këngën Circle-Andrea nuk arriti që të kualifikohet për finalen e madhe.
Dhjetë shtetet që kaluan në finalen e së shtunës që do të mbahet në fillim në ora 21:00 janë:
- Australia: Not the Same-Sheldon Riley
- Azerbajxhani: Fade To Black – Nadir Rustamli
- Belgjika: Miss You – Jérémie Makiese
- Republika Çeke: Lights Off – We Are Domi
- Estonia: Hope – Stefan
- Finlanda: Jezebela – The Rasmus
- Polonia: River – Ochman
- Rumania: Llámame – WRS
- Serbia: In Corpore Sano – Konstrakta
- Suedia: Hold me closer – Cornelia Jakobs
Përveç këtyre, paraprakisht janë kualifikuar për finalen e madhe këto pesë shtete: Franca, Gjermania, Italia, Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar.
Ndërsa të martën arritën që të shkojnë në finale: Armenia, Greqia, Islanda, Lituania, Moldavia, Holanda, Norvegjia, Portugalia, Zvicra dhe Ukraina.