Dialogu strategjik me SHBA-të nuk është zëvendësim për BE-në, tha ambasadorja Bërns dhe kryeministri Kovaçevski
Dialogu strategjik të cilin vendi e fillon me Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 2 qershor nuk është zëvendësim për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, tha sot ambasadorja amerikane në RMV, Kejt Meri Bërns dhe kryeministri Dimitar Kovaçevski, njofton Portalb.mk.
“Partneriteti mes SHBA-së dhe Maqedonisë është diçka që ka filluar para shumë vitesh. Me dialog në një tavolinë do të ulen përfaqësuesit e dy qeverive dhe do të definohet dhe bisedohet për fushat e bashkëpunimit. Maqedonia e Veriut e ka kryer detyrën e saj për anëtarësim në BE dhe vlerësojmë se duhet sa më shpejtë vendi të jetë vend anëtar. Dialogu me Maqedoninë e Veriut gjithsesi do ta kishim pasi që marrëdhëniet dhe bashkëpunimi janë shumë të rëndësishme”, tha ambasadorja Bërns e cila bashkë me kryeministrin Kovaçevksi, ministren e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska dhe ambasadoren e Britanisë së Madhe, Rajçell Gallovej ishin në aeroportin sportiv “Stenkovec” për ta vizituar ditën e hapur për tregimin e aviacionit, të cilët janë pjesë të NATO-s në trajnimin “Swift Response 22”.
Kryeministri Kovaçevski duke u përgjigjur në pyetje gazetareske theksoi se dialogu strategjik me SHBA-të nuk është zëvendësim për BË-në dhe se vendi nuk heq dorë nga anëtarësimi në Union, por ndërkohë ajo nuk varet prej nesh.
“Përfundimisht BE duhet që ta plotësojë premtimin e saj dhe një pjesë të obligimeve dhe sa më shpejtë të caktohet datë për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare. Dialogu strategjik me SHBA-të do të jetë në fushën e ekonomisë, arsimit, investimeve dhe në shumë fusha tjera të cilat nënkuptojnë avancim të bashkëpunimit, por edhe rritje të këmbimit dhe investimeve nga SHBA në vend”, tha Kovaçevski.
Kujtojmë se, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria tensionuan raportet për shkak të kontesteve historike. Sofja zyrtare kërkon që Shkupi t’i pranojë kërkesat bullgare se gjuha maqedonase është normë e asaj bullgare dhe se kombi maqedonas është krijuar nga Josip Broz Tito.
Ky kontest ka bllokuar procesin eurointegrues të vendit, me çka Bullgaria gjatë vitit 2021 i vendosi dy herë veto Maqedonisë së Veriut, njëherë në qershor, kurse më pas, më 14 dhjetor të vitit 2021, edhe një herë e bllokoi fillimin e negociatave RMV-BE.
Edhe në vitin 2020, njëjtë vendi fqinj, i vendosi dy here veto Maqedonisë së Veriut, një herë në këshillin e ministrave të Jashtëm të BE-së si dhe në Këshillin për Punë të Përgjithshme të BE-së, duke penguar në këtë mënyrë miratimin e kornizës negociuese për fillimin e negociatave të vendit me BE-në. Për zgjidhjen e kontesteve të historisë, komisioni maqedonaso – bullgar ka mbajtur takime, po nuk kanë arritur të gjejnë zgjidhje. Palët kanë mosmarrëveshje më së shumti rreth identitetit të figurave historike të Mbretit Samoil dhe Goce Delçevit.
- LEXO: Osmani: I kemi përafruar shumë pozicionet me Bullgarinë, do të jetë dëm historik nëse nuk arrihet marrëveshje
- LEXO: Ndryshoni mënyrën e marrjes së vendimeve, kërkoi ish-kryeministri Zaev nga Bashkimi Evropian
- LEXO: Osmani në takim me Varhej: Ekziston lodhje nga anulimet e njëpasnjëshme, janë të nevojshme vendime të guximshme
- LEXO: Eurokomesari Varhej në Shkup, zyrtarët e RMV-së kërkojnë zhbllokimin e procesit eurointegrues
- LEXO: Varhejli pas takimit me Petkovin: Së shpejti pritet konferenca e përbashët ndërqeveritare RMV- Shqipëri