Universiteti “Nënë Tereza” do të vendoset në ish kazermën “Ilinden”, vijon përshtatja e objekteve
Gjashtë vite pas themelimit, Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup do të marrë kompleksin e tij të infrastrukturës. Me vendim të Qeverisë disa ditë më parë, institucioni i arsimit të lartë ka marrë lokacion në ish kazermën “Ilinden” të Shkupit. Objektet ekzistuese do të përshtaten për nevojat e kuadrit mësimor-shkencor dhe për studentët. Investimin do ta realizojnë Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe vetë universiteti.
Ky ishte rasti i takimit të sotëm ndërmjet ministrit të Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri me rektorin e sapoemëruar të Universitetit “Nënë Tereza”, Izet Zeqiri në të cilin u krye pranim-dorëzimi i lokacionit , ku do të vendoset kampusi universitar. Në takim u diskutua për planin e aktiviteteve dhe dinamikën me të cilën do të realizohen.
“Sot po përfundojmë procedurat administrative për të nisur ndërtimin e kampusit universitar dhe ky është hap i madh përpara në përpjekjet për ndërtimin e një institucioni cilësor të arsimit të lartë.“ Sepse cilësia në masë të madhe varet nga kushtet infrastrukturore”, tha ministri Shaqiri, duke shprehur pritjet që aktivitetet ndërtimore të fillojnë këtë vit dhe nga viti i ardhshëm akademik i gjithë procesi mësimor-shkencor do të bartet në objektet e reja.
Rektori i ri i Universitetit “Nënë Tereza”, Izet Zeqiri falënderoi Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe Qeverinë për lokacionin e lëshuar dhe për mbështetjen e deritanishme që i jepet universitetit nga të gjitha aspektet, ndërsa tha se ky është sukses i udhëheqjes aktuale të universitetit.
“Shpresoj që sa më shpejt do të fillojnë dhe do të përfundojnë aktivitetet investuese, pas së cilës do të kompletohemi si universitet dhe me këtë besoj se do të rritet edhe më shumë motivimi për punën e profesorëve, por edhe motivimi për studentët për të mësuar”, tha Zeqiri.
UNT, siç për momentin funksionon në dy objekte në ndërtesën e Sindikatave të Maqedonisë së Veriut, me tre fakultete dhe në godinën e Shkollës Fillore ‘Kongresi i Manastirit’ me 2 fakultetet e saj, ku ndjekin studimet mbi 2500 studentë.
Përkujtojmë, prej kohës kur ishte ministër i arsimit dhe shkencës tashmë i ndjeri Abdilaqim Ademi, ishte premtuar se do të ndërtohet objekti për Universitetin e Tetovës-Studimet e disperzuara në Shkup. Por, pas mbylljes së këtyre drejtimeve, u premtuar se vendi dhe objekti i premtuar do të ndërtohet për interesat e universitetit të ri në Shkup, Universitetit “Nëna Terezë”.
LEXO: Mehmeti: Është nder për mua që përmendet emri im për universitetin e ri në Shkup
LEXO: Studentët: Le të reformohet USHT-ja, nuk na duhet edhe një “shtab partiak”
LEXO: Patriotizmit të BDI-së i ka dalë boja!? Shkupi meriton më shumë se një Universitet
LEXO: BDI: Sulmi ndaj universitetit si “ide fisnike e kombëtare” është qëllimkeq
LEXO: Ahmeti shndërron kazermën “Ilinden” në Universitet të ri
LEXO: MASH mban ligjërata për arsim, në formë kumtese
LEXO: BDI: Nuk ka kush ta ndal formimin e universitetit të dytë shtetëror në shqip
LEXO: RDK: Themelimi i një Universiteti të ri nga ana e BDI-së është tradhëti kombëtare ndaj USHT-së
LEXO: LR-PDSH: BDI dëshiron të bëjë edhe një universitet për punësime partiake!
LEXO: Universiteti i Shkupit, biznes i BDI-së i maskuar në “kauzë kombëtare”
LEXO: BDI konfirmon hapjen e Universitetit të ri në Shkup