BDI konfirmon hapjen e Universitetit të ri në Shkup

Pas lajmit për planet e partisë shqiptare në pushtet për të hapur universitet të ri shtetëror në Shkup, ka reaguar BDI duke sulmuar mediat duke i quajtur tendencioze dhe duke theksuar se ata “paraqesin mbrapshtë një ide me përmasa kombëtare.”

BDI më tej konfirmon këtë plan duke e quajtuar ëndërr e çdo shqiptari.

 “Ne, nuk e dimë se cilat janë kriteret me të cilat  vlerësohen nismat kombëtare, por, të sulmosh hapjen e një universiteti të ri, është poshtë çdo vlere kulturore, kombëtare dhe politike. Nëse para 21 vitesh për Universitetin e Tetovës duhej të bini dëshmorë,  sot kur Qeveria mendon të inicion hapjen e një universiteti të ri, vdes gazetaria profesionale dhe na paraqitet mbrapsht një ide me përmasa kombëtare. Hapja e universitetit të ri në Shkup, në kryeqytetin e rilindësve tanë, është ëndërr e çdo shqiptari. Na vjen shumë keq, megjithëse e mirëkuptojmë, se ëndrrat mund mos t’i kemi të njëjta. Theksojmë se nuk guxojmë të nxisim  përçarje të universiteteve tona, pasi të ndërtohet një universitet  i ri me kuadro shqiptare nga vendi, është pikërisht  sukses i universiteteve ekzistuese, USHT dhe UEJL.” thuhet në kumtesën e kësaj partie.

Reagon edhe MASH

MASH do të mirëpret çdo iniciativë për institucione të reja të arsimit të lartë në gjuhën shqipe dhe do të shqyrtojë të njëjtat, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

“Vendimet e MASH-it do te jenë në harmoni me nevojat e shqiptarëve për arsim cilësor në gjuhën shqipe dhe në veçanti për Shkupin. Asnjë iniciativë nuk duhet të kuptohet dhe të vihet në konotacion negativ për USHT-në, sepse ky universitet është dhe do të mbetet projekt kombëtar dhe do të ketë mbështetjen e plotë të MASH-it dhe Qeverisë së RM-së.
MASH dhe Qeveria e RM-së deri më tani kanë investuar në USHT si në objekte infrastrukturore, ashtu edhe në ngritjen e kuadrit me qëllim të vetëm për të ngritur cilësinë në arsim, siç edhe i kemi bërë publike projektet tona.”thuhet në kumtesën e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Bdi , le ta financoj su duhet kete Universitet qe e kemi….
    E zrrajti me Usht-en, e tani do na hape nje te re…

Back to top button