Kovaçevski: Me masat kundër krizës faturat e qytetarëve janë më të ulëta për 4.000 denarë në muaj

Në 100 ditët e para nga puna e Qeverisë, theksoi kryeministri Kovaçevski, në mbledhjen tematike, u ballafaquam të përgatitur edhe me krizën energjetike edhe me zgjidhje të përgjegjshme dhe gjithëpërfshirëse siguruam mbrojtje për qytetarët nga rritjet e çmimeve të shkaktuara nga kriza globale energjetike.

“Me përgjegjësi dhe guxim, në përputhje me sfidën, morëm menaxhimin dhe furnizimin me energji për ndërmarrjet e ujësjellësit në Shkup për të siguruar ngrohje qendrore të vazhdueshme për qytetarët. Subvencionet e parashikuara për furnizim të pandërprerë me ngrohje të pjesëve të qytetit të Shkupit janë 2,9 milionë euro në muaj, gjatë sezonit të ngrohjes, kurse kursimet mujore për amvisëri janë 1.000 denarë ose gjithsej 2.500 denarë për amvisëri, vetëm për energji për ngrohje “, tha Kryeministri Kovaçevski në fjalimin e tij në mbledhjen tematike.

Kryeministri Kovaçevski potencoi që si përgjigje e krizës energjike u sollën masa me të cilat u aktivizuan të gjitha kapaciteteve të vendit për prodhimin e energjisë elektrike.

“E ulëm TVSH-në për energji elektrike nga 18% në 5%. Siguruam 670 milionë denarë shtesë për SHA EMV për prodhimin e energjisë elektrike dhe investime në projekte në burime të ripërtërishme të energjisë”, theksoi Kovaçevski.

Kryeministri shtoi se me ndërhyrjen në kohë me thellimin e krizës, Qeveria përgatiti dhe dorëzoi një pako masash kundër krizës për ndihmë shtesë për qytetarët dhe kompanitë, me fokus mbështetjen për kategoritë më të rrezikuara të qytetarëve.

Vlera e përgjithshme e pakos së masave për mbështetje është mbi 400 milionë euro, tha Kovaçevski, dhe ndikimi i përgjithshëm i masave është edhe më i madh dhe arrin në gati 615 milionë euro.

“Me masat kundër krizës, faturat e qytetarëve janë më të ulëta për rreth 4.000 denarë në muaj. Po të mos ishin masat si ulja e TVSH-së nga 5% në 0% të produkteve ushqimore bazë, qytetarët do të duhej të paguanin 1500 denarë në muaj shtesë. Po të mos ishte ulja e TVSH-së për burimet energjetike të naftës dhe derivateve të naftës, vetëm në atë bazë, pa u ulur akciza, çdo qytetar në konsum mesatar do të paguante 300 denarë më shumë në muaj. Këtu përfshihen vetëm efektet e drejtpërdrejta të masës. Po ashtu, duke qenë se çmimet e energjisë janë një input i rëndësishëm në çmimet e pothuajse të gjitha produkteve, ulja e çmimit të tyre ndikon pozitivisht në çmimin e të gjitha produkteve, që do të thotë se bëhet fjalë për rreth 750 denarë kursime totale për amvisëri”, theksoi Kovaçevski në fjalimin e tij në mbledhjen tematike 100 ditë Qeveri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button