S’ka marrëdhënie me PD-në nëse në krye është Berisha, paralajmëroi Rama
“Do ndërpresim çdo marrëdhënie me PD nëse zgjidhni Berishën në krye”. Kështu deklaroi kryeministri Edi Rama në seancën e sotme të Kuvendit, teksa foli për çështjen e zgjedhjes së presidentit të ri, raporton EN.
“Ne nuk e zgjedhim se kush e drejton grupin tuaj parlamentar apo PD-në. Nëse do të bëni zgjedhje të drejtoheni nga një i vdekur, ne do ndërpresim çdo marrëdhënie. E rëndë, e lehtë këtë e gjykoni ju”, u shpreh Rama.
Kreu i qeverisë nënvizoi se qëllimi nuk është që socialistët të nxjerrim një president nga grupi i tyre parlamentar.
Sipas Ramës, qëllimi është që t’i japim Shqipërisë një president që është përfaqësues, përtej Partisë Socialiste dhe të garantoje disa cilësi të thjeshta dhe të domosdoshme.