RMV, janë shfuqizuar vendimet për certifikata të detyrueshme, vërtetime për imunizim gjatë daljes nga shteti

Qeveria në seancën e sotme solli vendim t’i pranojë rekomandimet e Komisionit për sëmundje ngjitëse dhe propozimin e Shtabit kryesor koordinues, me të cili ndërpritet vlefshmëria e detyrimit të shtetasve vendor dhe të huaj të cilët hyjnë në vendin tonë në vendkalim kufitar detyrimisht të paraqesin certifikatë për vaksinim, certifikatë për lëngim të KOVID-19 në 180 ditët e fundit, vërtetim mjekësor për PCR test negativ i bërë 72 orë para hyrjes në Maqedoninë e Veriut ose test i shpejtë antigjen i bërë 48 orë para hyrjes në vend, njofton Portalb.

Siç informoi pres-qendra qeveritare, në seancën e sotme Qeveria solli vendim që të shfuqizohet edhe masa izolim shtëpiak/karantinë në kohëzgjatje prej shtatë ditëve për personat të cilët gjatë hyrjes në vendkalimet kufitare nuk do të paraqesin njërin nga certifikatat ose vërtetimet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button