Shqipëri, 33 të infektuar me COVID-19 në 24 orët e fundit

Në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit 33 qytetarë kanë rezultuar të infektuar me COVID-19, transmeton Top-Channel.

Nga 666 testime rezultuan të infektuar 11 persona në Tiranë, 5 në Kuçovë, 3 në Vau i Dejës, 2 në Durrës, Vlorë, 1 në Kamëz, Kavajë, Fier, Patos, Delvinë, Sarandë, Libohovë, Tepelenë, Elbasan, Belsh.

Aktualisht janë 358 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Në spitalin COVID3 po marrin trajtim 8 pacientë.

Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov2; ka ndërruar jetë një qytetar nga Tirana 78 vjeç.

Janë shëruar 42 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270,608 që nga fillimi i epidemisë.

“Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese”, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button