RMV, u dënua me tre vjet burg, por prokurori ka kërkuar t’i rritet dënimi qytetarit që shkaktoi aksidentin vdekjeprurës
Prokurori përgjegjës është ankuar ndaj vendimit të shkallës së parë të Gjykatës Penale në Shkup në lidhje me dënimin e shqiptuar ndaj personit që shkaktoi aksidentin vdekjeprurës në rrugën afër qendrës tregtare “City Mall”, transmeton Portalb.mk.
“Prokurori publik përkatës nga Prokuroria Themelore Publike në Shkup, i pakënaqur nga lartësia e dënimit, sot ka parashtruar ankesë kundër gjykimit të shkallës së parë të Gjykatës Penale në Shkup për aksidentin rrugor fatkeq që ka ndodhur më 20 janar të vitit të kaluar në afërsi të qendrës tregtare në Karposh”, raportojnë nga Prokuroria Themelore Publike.
Dënimi me tre vjet burg , duke llogaritur edhe kohën e paraburgimit, dhe marrja e lejes së qarkullimit për tre vjet, u vlerësuan si dënime të vogla nga ana e prokurorit. Ai vlerësoi që dënimi në raste të këtilla, kur shkaktohet vdekje e një personi në vendin e ngjarjes dhe lëndimin e një tjetri gjatë kalimit nëpër vijat e bardha, duhet të jetë më i madh. Në lidhje me lejen e qarkullimit, ai vlerësoi që dënimi duhet të jetë së paku pesë vite ndalesë.
Ndryshe, nën moton “Stop aktgjykimeve të këqija dhe stop dhunës në trafik” nesër me fillim nga ora 10, para Gjykatës Penale në Shkup do të mbahet protestë njëorëshe për pakënaqësitë me aktgjykimin me tre vjet burg për shoferin Jordan Gjorgjiev.
- LEXO: Nesër protestë para Gjykatës Penale, pakënaqësi për aktgjykimin e aksidentit në “City Mall”
- LEXO: Tre vite burg për të akuzuarin në aksidentin në “City Mall” ku humbi jetën e 24 vjeçarja
- LEXO: Prokuroria po e heton aksidentin në “City Mall” në të cilin humbi jetën një vajzë 24-veçare
- LEXO: Shkup, një vajzë ka ndërruar jetë pasi është shkelur nga një automjet në vendkalimin për këmbësor