Le Pen do ta tërheqë Francën nga struktura komanduese e NATO-s nëse zgjidhet presidente

Kandidatja për presidente të Francës, Marine Le Pen, ka thënë se do të propozojë marrëdhënie më të mira ndërmjet NATO-s dhe Rusisë, nëse ajo arrin ta fitojë në balotazh, raporton Koha.net. Gjatë një konference për media të mërkurën, politikania e ekstremit të djathtë, bëri thirrje për rivendosje e marrëdhënieve miqësore mes dy palëve, sapo të përfundojë lufta në Ukrainë, raportoi BBC-ja.

Ajo shtoi se do ta tërhiqte Francën nga struktura e komandës ushtarake të NATO-s, nëse do të rezultonte fituese. Por ajo tha se do të vazhdojë të respektojë një pakt kyç të NATO-s, sipas të cilit një sulm ndaj një anëtari të aleancës ushtarake shihet si një sulm ndaj të 30 anëtarëve.

Rusia ka kundërshtuar çdo zgjerim të NATO-s drejt kufijve të saj – duke përfshirë çdo përpjekje të fqinjit të saj Ukrainës për t’u bashkuar me aleancën ushtarake. Shtetet e NATO-s i kanë dërguar armë ushtrisë ukrainase që nga nisja e luftës.

Le Pen do të garojë me presidentin aktual, Emmanuel Macron për president, në balotazhin e zgjedhjeve më vonë këtë muaj. Disa e kanë akuzuar atë se është shumë e afërt me Rusinë.

Ajo e ka dënuar publikisht pushtimin e Ukrainës, por ka vizituar presidentin Putin përpara zgjedhjeve të mëparshme franceze në vitin 2017.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button