Të pasurit shtojnë pasurinë në Shqipëri, 600 milionë dollarë më shumë të ardhura

6 miliardë e 460 milionë USD pasuri bankare zotërohen nga 109 mijë e 192 individë, që përbëjnë vetëm 6.6% të qytetarëve që kanë kursime në Shqipëri, raporton EN. Të dhënat zyrtare tregojnë se në fund të vitit 2021, të pasurit kanë shtuar pasurinë që mbajnë në banka, duke zënë 58% të totalit të depozitave që ka i gjithë sistemi.

Pasuria e tyre është rritur me 600 milionë dollarë krahasuar me fundin e vitit 2020. Por edhe numri i personave të pasur që kanë një llogari bankare mbi shumën 25 mijë dollarë është zgjeruar me 8 mijë veta.

Pavarësisht kësaj, tendenca e pabarazisë vijon të thellohet. 1 individ zotëron pasuri më shumë se 20 të tjerë bashkë. Një vit më parë ky raport ishte 1 me 19.

Depozitat me shuma të vogla janë rritur me 4.8% me bazë vjetore, ndërsa ato të mëdha u shtuan me 10.4%. Totali i depozitave në banka arriti 12.86 miliard dollarë, duke u rritur me 4.5 % krahasuar me 2020-n.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button