Është arrestuar në Shkup i dyshuari i parë për vrasjen e Totit – ndodhet në paraburgim në Shutkë

Anxhelo Gjoergjievski, i dyshuari i parë për vrasjen e hendbollistit Denis Tot, i cili ishte në arrati, tashmë ndodhet në paraburgim, transmeton Portab.mk.

Ministria e Punëve të Brendshme mëngjesin e sotëm njoftoi se është arrestuar i dyshuari i parë A.Gj. i kërkuar për vrasjen e hendbollistit kroat Denis Tot.

“Pas ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve intensive për gjetjen dhe kapjen e tij, personi rreth orës 01.20 i është dorëzuar efektivëve të policisë së Grupit Operativ të Kërkimit”, njoftoi MPB.

Për të, siç informojnë nga MPB-ja, tashmë është marrë vendim për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

“Ministria e Punëve të Brendshme sot në mëngjes e ka njoftuar Prokurorinë Themelore Publike në Shkup se është privuar nga liria personi A.Gj. i cili kërkohej në bazë të Urdhrit të lëshuar për zhvillimin e procedurës hetimore për vepër penale – Vrasje nga neni 123 paragrafi 1 lidhur me nenin 22 të Kodit Penal. Personi është dorëzuar pranë organeve të rendit në territorin e Shkupit. Për të dyshuarin, me propozim të prokurorit publik, gjyqtari i procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup tashmë ka marrë vendim për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Ndërkohë, për arrestimin e tij, përmes një komunikate për media, njoftoi edhe Prokuroria Publike. 

“Personi është dorëzuar pranë organeve të rendit në territorin e Shkupit. Për të dyshuarin, me propozim të prokurorit publik, gjyqtari i procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup tashmë ka marrë vendim për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Gjorgjievski mbrëmë rreth orës 02:00 është dërguar në burg për të mbajtur masën e paraburgimit prej 30 ditësh.

Për të, MPB-ja dje lëshoi fletarrest ndërkombëtar.

Anxhelo Gjoergjievski, i dyshuari i parë për vrasjen e hendbollistit kroat Denis Tot
Anxhelo Gjoergjievski, i dyshuari i parë për vrasjen e hendbollistit kroat Denis Tot

Ndryshe, ngjarja kriminale ka ndodhur më 7 të këtij muaji, në orët e hershme të mëngjesit, para një lokali nate në Shkup, kur të dyshuarit pas një mosmarrëveshjeje të shkurtër verbale kanë sulmuar shtetasin kroat tashmë të ndjerin dhe i kanë goditur disa grushte dhe shkelma. I ndjeri nga goditjet ka rënë dhe ka goditur asfaltin me pjesën e pasme të kokës dhe ka humbur ndjenjat. Të tre të dyshuarit kanë vazhduar ta godasin në kokë dhe më pas pa e ndihmuar janë larguar nga vendi i ngjarjes. Një person i punësuar në klubin e natës ka lajmëruar ambulancën, pas çka i ndjeri është transferuar në Qendrën Emergjente në Qendrën Klinike “Nënë Tereza”. Sipas informacioneve të marra nga mjekët që kanë pranuar tashmë të ndjerin, personi ka pasur atak kardiak, ënjtje masive të trurit, prerje e gjuhës dhe temperaturë të lartë trupore. Pas pranimit, i njëjti është vendosur në respirator dhe ka qenë në rrezik për jetën, ndërsa të nesërmen edhe përkundër tentimeve për reanimim ka ndërruar jetë, potencojnë nga Prokuroria Publike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button