Pandeli Majko u kthye në Kuvendin e Shqipërisë
Pandeli Majko është betuar këtë të hënë në parlament dhe ka marrë mandatin e deputetit, raporton Klan. Majko e mori mandatin pas dorëheqjes së Alqi Bllakos, i cili është arrestuar në lidhje me aferën e inceneratorëve.
Në qeverinë e kaluar, Pandeli Majko ka mbajtur detyrën e ministrit për Diasporën.
Ndërkohë ai ishte i renditur i 19 në listën e PS-së ndërkohë selia rozë fitoi vetëm 18 mandate në kryeqytet në zgjedhjet e 25 Prillit.