Patrick Paumen kryen pagesat përmes çipit që ka në dorën e tij

Patrick Paumen gjithmonë habit të tjerët sa herë që paguan diçka në një dyqan apo restorant, shkruan BBC, transmeton Portalb.mk.

Kjo pasi 37-vjeçari nuk ka nevojë të përdorë kartën bankare apo celularin për të paguar. Në vend të kësaj, ai thjesht vendos dorën e majtë pranë lexuesit të kartave dhe pagesa kalon.

“Reagimet që marr nga arkëtarët janë të shumë të lezeçme!” thotë Paumen, një roje sigurie nga Holanda.

Ai është në gjendje të paguajë duke përdorur dorën e tij, sepse në vitin 2019 i është injektuar me një mikroçip nën lëkurë i cili kryen pagesa pa kontakt.

“Procedura e injektimit dhemb po aq sa kur dikush ju pickon lëkurën.” thotë Paumen.

Për herë të parë një mikroçip u implementua te njeriu në vitin 1998, por vetëm gjatë dekadës së fundit teknologjia ka qenë e disponueshme në treg.

Kur bëhet fjalë për çipat e pagesave të implantueshme, firma britaniko-polake, Walletmor, thotë se vitin e kaluar u bë kompania e parë që i ofroi ato për shitje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button