Zgjedhjet lokale kanë kushtuar 2.6 milion euro? Ja sa para harxhuan partitë

Për zgjedhjet lokale të cilat u zhvilluan këtë vit, më shumë ka mbledhur dhe ka harxhuar koalicioni qeveritar VMRO-DPMNE. BDI dhe PDSH kanë harxhuar më shumë se sa që kanë mbledhur, ndërsa koalicioni i LSDM-së gjatë gjithë kësaj, ka shpenzuar, thuhet në raportet financiare të partive politike.

Koalicioni “Për Maqedoni më të mirë”, i udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja, në zgjedhjet lokale 2013 ka harxhuar 1.8 milion euro. Në raportin zyrtar përfundimtar, Koalicioni përmend se vetëm nga donatorët, ka mbledhur 1 milion e 543 mijë euro. Harxhimin e 135 eurove, ky koalicion planifikon që ta mbushë me të hollat që do i merr nga buxheti dhe të cilat i takojnë sipas Kodit zgjedhor.

Në listën e donatorëve, gjenden 1686 persona, firma dhe mediume të cilat në mënyra të ndryshme, kanë dhuruar donacione për financimin e fushatës zgjedhore. Në listë janë edhe më shumë se 30 emra nga mediumet e shtypura dhe televizione, të cilat përmes formës “shërbim”, janë regjistruar si donatorë të kampanjës zgjedhore.

Për reklamat, Koalicioni “Për Maqedoni më të mirë” ka harxhuar 1.5 milion euro, ndërsa për foto-kopjim, shtypje dhe botim të tyre, 35 mijë euro.

Koalicioni opozitar “Aleanca për ardhmëri”, në zgjedhjet lokale 2013, ka harxhuar 452 mijë euro ose tre herë më pak se partitë në pushtet. Kjo parti ka treguar të hyrat nga donacionet me vlerë prej 452 mijë euro, aq edhe sa ka harxhuar.Në listë, gjithashtu janë shfaqur 22 emra të individëve dhe firmave, nga të cilat janë siguruar 10 mijë euro.

Për reklama, ky Koalicion ka harxhuar 221 mijë euro. Për harxhimet e transportit, i kanë ndarë 86 mijë euro. Sipas raportit financiar, LSDM-ja ka treguar tepricë e të hollave, edhe atë rreth 300 denarë.

Partia në pushtet BDI, të ardhurat i ka siguruar nga donacionet me vlerë prej 229 mijë euro, ndërsa ka harxhuar 359 mijë euro, ose, ka dalë me humbje prej 129 mijë eurove.

Në listën e donatorëve të BDI-së, janë regjistruar rreth 40 persona dhe firma, të cilët në mënyra të ndryshme e kanë financuar dhe përkrahur gjatë fushatës zgjedhore.

Për reklamimin e kandidatëve të saj, BDI-ja ka harxhuar 350 mijë euro, ndërsa për transport, ka harxhuar rreth 4 mijë euro.

Ndërsa PDSH-ja, në zgjedhjet lokale, nëpërmjet donacioneve ka mbledhur më shumë se 16 mijë euro, ndërsa ka harxhuar thuajse 30 mijë. Kjo parti, për reklamim ka harxhuar rreth 8 mijë euro.

Në listën e donatorëve të PDSH-së, paraqiten 20 individë me donacione individuale. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button