Aleanca Maqedonase, synon një vend në Parlamentin e Shqipërisë

Aleanca Maqedonase për Integrim Evropian, siç njoftojnë mediumet në gjuhën maqedonase, sonte në sheshin Goce Dellçev të Pustecit do të mbajë mitingun e fundit parazgjedhor. Kandidatja për deputete që ka marrë besimin e kësaj partie Valentina, Nestor synon që të ulet në karrigen e parlamentit  shqiptarë.

Partia Aleanca Maqedonase për Integrim Evropian, është në koalicion me partinë  e kryeministrit Berisha, nga e cila ka marrë premtimin për ndërtimin e rrugës për në Pustec dhe në fshatin Goricë e epërme.

 Berisha, ndërkaq në shkëmbim të përkrahjes së partisë së tij, sipas kësaj partie, ka premtuar botimin në maqedonisht të teksteve shkollore, të cilat nxënësit i mësojnë në gjuhën amtare, si dhe ndjekjen e mësimit në maqedonisht në Trebishtë dhe Gollobërdë.

Partia Aleanca Maqedonase për Integrim Evropian, do të kandidojë me 86 kandidatë për deputetë, shkruajnë mediat në gjuhën maqedonase.

Lajme të ngjashme

Back to top button