Gjykata vendosi masën arrest me burg për ish-deputetin e Shqipërisë

Gjykata e Posaçme (GJKKO) pranoi kërkesën e SPAK për caktimin e masës arrest me burg për ish-deputetin socialist Alqi Bllako, i dyshuar për korrupsion dhe shpërdorim detyre.

Po sipas Klan, Bllako u shoqërua gjatë paradites së sotme me makinë civile në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ndërsa momentalisht mësohet se ai ndodhet në banesë. Gazetarja Glidona Daci raporton se tashmë pritet që oficerët e policisë të mbërrijnë në shtëpinë e ish-deputetit për ta prangosur.

Bllako la mandatin e deputetit, pas kërkesës së SPAK për arrestimin e tij. SPAK e akuzon për korrupsion dhe shpërdorim detyre me çështjen e inceneratorëve.

Dy ditë më parë SPAK kërkoi nga Kuvendi autorizimin për arrestimin e Bllakos, ndërsa dje pasdite ai dorëzoi mandatin e deputetit në Kuvend. Në mbrëmje, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla i dërgoi shkresën kreut të SPAK Arben Kraja, ku e informonte për mbarimin e mandatit të deputetit për Bllakon, çka i hapi rrugë arrestimit të tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button