Në mesnatë do të ndryshojnë çmimet e derivateve në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut do të ketë ulje të çmimit për derivateve të naftës nga mesnata, dizeli do të ketë ulje, ndërsa benzina nuk do të ndryshojë, transmeton Portalb.mk.

Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-E V) do të ulet për 2,00 den/l, kështu që çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D E-V) do të jetë 85,50 den/l”, deklarojnë nga Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe I Shërbimeve të Ujit në RMV.

Eurosuper BS-95 do të shitet për 83.5 denarë për litër, ndërsa Eurosuper BS-98 do të jetë 85.5 denarë. Këto janë çmimet maksimale të derivative që do të vlejnë prej 1 prillit.

“Çmimi i shtijes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (EL-1), do të ulet për 2,50 den/l, kështu që çmimi i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (EL-1) do të jetë 81,50 den/l. Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 1,217 den/kg, kështu që Mazuti M-1 SU do të jetë 56,130 den/kg”, deklarojnë nga Komisioni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button