I ka harxhuar 35 mijë euro, e pastaj ka lajmëruar policinë se e kanë plaçkitur

Plaçkitja ndaj qytetarit të Ohrit, për të cilën disa portale këto ditë kanë informuar se i janë vjedhur 35.000 euro në rrugë, ka qenë raportim i rrejshëm.

Policia e Ohrit e ka arrestuar 31 vjeçarin T.M., sepse rrejshëm e ka lajmëruar në polici se ka qenë i sulmuar dhe i kanë vjedhur 35 mijë euro, edhe pse ai vetë i ka marrë dhe i ka harxhuar nëpër lojërat e fatit dhe kazino.

Ai është ankuar se është sulmuar me diçka të fortë në kokë e pastaj i ka ra të fikët dhe nga çanta e tij që e ka pasur me vete, ia kanë vjedhur të gjitha të hollat.

T.M. ka qenë i venduar në poligraf dhe policia ka arritur të përfundojë se ai rrejshëm e ka raportuar krimin. Ai vetë i ka harxhuar të hollat dhe vetë e ka goditur veten e pastaj e ka lajmëruar në polici. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button