Universiteti “Nënë Tereza” konfirmoi se Izet Zeqiri është zgjedhur rektor

Akademiku Izet Zeqiri është zgjedhur rektor i ri i Universitetit “Nënë Tereza”. Këtë e konfirmoi sot edhe Universiteti në fjalë përmes rrjetit social Facebook, transmeton Portalb.mk.

“Dje në ambientet e Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup në të gjitha njësitë akademike u realizua me sukses procesi për zgjedhje të Rektorit të Universitetit për mandatin tre vjeçar 2022/2025. Komisioni Universitar Zgjedhor në krye me kryetarin, Prof.Dr. Mustafa Ibrahimi konstatoi se kandidati i vetëm Prof.Dr. Izet Zeqiri mori 98% të votave PËR, dhe u zgjodh Rektor i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup. Akademik Izet Zeqiri është profesor universitar dhe pjesë e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë”, thuhet në njoftimin e Universitetit “Nënë Tereza”.

Zeqiri do të zë vendin e Aziz Pollozhanit i cili ishte rektor nga themelimi i këtij Institucioni të lartë arsimor.

Izet Zeqiri është doktor i shkencave ekonomike, profesor në Universitetin e Evropës Juglindore dhe për dy vite dekan i fakultetit të biznesit dhe ekonomisë. Ishte deputet në Parlamentin e Maqedonisë, ndërsa nga viti 2015, anëtar i Akademisë së Shkencave të Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button