RMV, dy policë kanë transportuar tableta me përmbajtje psikotrope, katër doganier i kanë lëshuar pa i kontrolluar

Pas zbatimit të procedurës hetuese, prokurori përkatës i Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit deri te Gjykata Themelore e Shkupit ka dorëzuar akuzë kundër shtatë personave dhe propozim për ndalim të hetimit për një person, njofton Portalb.mk.

Hetimi është hapur në fund të muajit dhjetor të vitit të kaluar pas dorëzimit të padisë penale nga Ministria e Punëve të Brendshme. Gjatë procedurës, Prokuroria njofton se është konstatuar se në muajin nëntor të vitit 2021 katër të akuzuar, në mesin e të cilëve edhe dy zyrtarë policorë, dy herë kanë organizuar transportim të paautorizuar për lëshim në përdorim të tabletave që përmbajmë prekursorë (substanca psikoaktive), derisa katër doganierë kanë vepruar në kundërshtim me autorizimet dhe detyrat.

  • Ngjarja e parë penale ka ndodhur më 2 nëntor 2021 gjatë së cilës, nga Njësia Doganore e Aeroportit të Shkupit, pa kontroll doganor janë lëshuar 29 lloje të tabletave në peshë të përgjithshme prej 190,90 kilogramë, të paketuara në 8 pako. Tabletat nëpërmjet rripit të gjelbër në afërsi të kufirit shtetëror mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës janë dërguar në territorin e Kosovës ku janë zbuluar dhe konfiskuar nga Policia e Kosovës në afërsi të vendit Zhegra.
  • Ngjarja e dytë ka ndodhur më 5 nëntor të vitit 2021, ku 13 pako me tableta “Decancit SR” që përmbajnë citirizin dhe prekursor pseudofedrin i klasifikuar në kategorinë e parë të Listës Nacionale të prekursorëve me peshë të përgjithshme prej 1.015 kilogramë dhe në vlerë të përgjithshme prej 4.826.410 denarë (afër 80.000 euro) pa kontroll përkatës gjithashtu janë lëshuar nga terminali i ngarkesa në Aeroportin Ndërkombëtar Shkup.

“Në të dyja rastet doganierët e akuzuar A.A., L.L. dhe Xh.Sh. kanë vepruar në kundërshtim me autorizimet dhe obligimet e tyre zyrtare dhe nuk kanë kryer kontroll të detajuar me të cilën krahasohet gjendja faktike me gjetjet nga deklaratën, nuk kanë kryer kontroll përkatës dhe pa i hapur dërgesat kanë konstatuar se malli në pakot është i njëjtë me atë që është shkruar në dokumentet nga deklarata doganore dhe se procedura doganore është e kryer. Me këtë veprim, si zyrtar këto persona kanë mundësuar nëpërmjet linjës doganore të transportohen mallra të cilat janë të ndryshme nga deklarata”, thonë nga Prokuroria.

Sipas Prokurorisë, me veprimet që i kanë kryer ka dalë se të akuzuarit B.A., M.A. dhe I.A. kanë kryer vepër penale “Prodhim dhe lëshim në qarkullim të drogave dhe substancave psikotrope në mënyrë të paautorizuar”.

“Të akuzuarit ngarkohen sipas nenit 215 paragrafi 3 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal, ndërkaq të akuzuarit M.A. i ngarkohet edhe vepra penale nga paragrafi 1 i të njëjtit nen si dhe vepra penale “Kontrabandë” që parashikohet sipas nenit 278 paragrafi 2 në lidhje me paragrafin 1, për të cilën bashkë me to është i akuzuar edhe I.F”, thonë nga Prokuroria.

Sipas Prokurorisë, zyrtarët doganor A.A., L.L., D.K.Sh. dhe Xh.Sh. akuzohen se kanë kryer vepër penale “Kontrabandë” sipas nenit 278 paragrafi 5 në lidhje me paragrafin 2 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal.

“I akuzuari M.A., sipas veprimeve, ka kryer edhe vepër penale “Prodhim, përpunim, mbajtje, ndërmjetësim dhe tregim të paautorizuar me armë ose materiale shpërthyese”, sipas nenit 396, paragrafi 1 të Kodit Penal”, thuhet në kumtesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button