Instagrami e riktheu opsionin që i rëndit postimet në mënyrë të kundërt kronologjike

Instagram po rikthen një version që rendit postimet në mënyrë të kundërt kronologjike në vend që të renditet sipas algoritmeve të platformës. Megjithatë, kompania tha se do ta lë metodën e saj të renditjes së algoritmit si parazgjedhje, shkruan CNN, transmeton Portalb.mk.

Opsioni i ri u përmend për herë të parë nga kreu i Instagramit Adam Mosseri gjatë një seance dëgjimore në Senat vitin e kaluar ku flitej për ndikimin që platforma ka tek adoleshentët. Në atë kohë, lëvizja dukej se adresonte shqetësimet se si algoritmet ndonjëherë i shtyjnë përdoruesit e rinj në postimet e dëmshme që mund të ndikojnë në shëndetin e tyre mendor.

Instagram do të ofrojë gjithashtu një veçori Favorites që tregon postimet më të fundit nga një listë llogarish që përdoruesi i klasifikon si të preferuar, si miqtë më të afërt . Përdoruesit mund të shtojnë deri në 50 të preferuara dhe postimet nga këto llogari do të shfaqen më lart në burimet e tyre kryesore. E gjithë kjo do të jetë e sigurt dhe private dhe të tjerët nuk njoftohen kur shtohen ose hiqen nga ato lista.⁠

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button