Trençevska: Synimi i Qeverisë është që në periudhë të pandemisë dhe krizës ekonomike dhe energjetike të ndihmojë sa më shumë qytetarë

Sistemi i mbrojtjes sociale me reformat nga viti 2019 është krijuar që të mund të absorbojë të gjithë qytetarët që janë në rrezik social, tha ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trencevska në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.

Ajo informoi se numri i përfituesve të Ndihmës Minimale të Garantuar (NMG)  në periudhën që nga fillimi i pandemisë është rritur me një mijë qytetarë – të cilët kanë humbur punën ose përndryshe kanë humbur të ardhurat dhe janë gjetur në rrezik.

Sipas Trençevskës, reformat nga viti 2019 me ndryshimin e Ligjit për mbrojtje sociale po japin rezultate, dhe janë të drejtuara për nevojat e qytetarëve.

Lidhur me masat e reja të Qeverisë, ndër të cilat përfituesit e NMG-së marrin edhe 1000 denarë shtesë për tre muaj për blerjen e produkteve ushqimore bazë dhe sa janë të mjaftueshme, ministrja theksoi se përveç kësaj ndihme këta shfrytëzues përdorin edhe 1000 denarë për mbulimin e shpenzimeve për energjinë.

“Synimi i Qeverisë është që në periudhë krizës kovid, në periudhë të krizës ekonomike, të mbrojë sa më shumë qytetarë. Në atë drejtim janë masat që ndërmerren për përfituesit e ndihmës minimale të garantuar, masat për mbështetjen financiare që merren për pensionistët dhe të gjitha ato masa të tjera nga pakoja e 26 masave të reja që duam t’i arrijmë te qytetarët dhe te kompanitë”, tha Trençevska.

Ajo theksoi se me reformat nga viti 2019 është rritur me rreth 300 për qind kompensimi i ndihmës minimale të garantuar, më parë të quajtur asistencë sociale.

“Një familje prej katër anëtarësh për momentin me fëmijë të moshës shkollore apo parashkollore marrin një tarifë prej rreth 11.800 denarë, plus 1.000 denarë në muaj për energji dhe shtesë këto 1.000 denarë që tani do t’i japim për tre muaj. Pra, pas 13-14 mijë denarë, një familje e pasiguruar financiarisht dhe në rrezik social merr nga shteti që të mund t’i sigurojë nevojat elementare gjatë një muaji”, tha Trencevska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button