Shkup, është arrestuar një grua – nga banesat ku pastronte ka vjedhur stoli ari në vlerë prej rreth 960.000 denarë

Një grua me iniciale M.A. (45) dje është ndaluar nën dyshimin se në periudhën e kaluar ka kryer vjedhje në tri banesa në Shkup ku ishte punësuar për pastrim, duke marrë bizhuteri në vlerë të përgjithshme prej rreth 960.000 denarë, transmeton Portalb.mk.

Ajo është denoncuar më 14 mars nga pronarët e tre banesave, ka bërë me dije sot MPB-ja, ku herë pas here është angazhuar për pastrim, se ka shfrytëzuar besimin e tyre dhe në disa raste ka marrë një sasi të madhe bizhuterish ari.

“Më datë 16.03.2022, me urdhër të gjykatës janë kryer kontrolle në banesën e M.A. dhe në shtëpinë e nënës së saj, ku disa nga bizhuteritë u gjetën dhe iu kthyen pronarëve. M.A. është dërguar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj saj do të ngrihet kallëzim përkatës”, sqarojnë nga MPB-ja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button