RMV, në mesnatë do të lirohet çmimi i dizelit

Komisioni Rregullator i Energjetikës i publikoi çmimet e reja të derivateve të naftës, njofton Portalb.mk.

Nga mesnata, çmimi i dizelit do të ulet për 3 denarë, ndërkaq vaji ekstra i lehtë për 2.5 denarë. Çmimi i benzinës mbetet i njëjtë.

Sipas vendimit, 1 litër dizel do të shitet për 85 denarë, vaj ekstra i lehtë për 81 denarë, ndërkaq benzina do të shitet për 86.5 denarë, gjegjësisht 88.5 denarë.

Mazuti do të shitet për 59.299 denarë për kilogram.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button