Dibranët gjejnë freski në ujërat e liqenit të Dibrës

Dibra tanimë ka marrë pamjen e dikurshme kur rrugët e saja ishin plot e përplot më njerëz, e gjithë kjo falë ardhjes së mërgimtarëve nga vendet e largëta. Këto ditë kanë ardhur mbi 100 dibranë nga vendet tej oqeanike ndërsa pritet të arrijnë rreth 4000 atdhetarë të tjerë deri në fillim të muajit korrik. 

Gjithçka është e gatshme në qytet, të gjitha shitoret janë të mbushura plot e përplot me artikuj të ndryshëm ushqimor, dhe e gjitha për këtë sezon veror sepse pronarët kanë leverdi të madhe nga ata dibranë që vijnë këtu dhe dëfrehen në vendlindjen e tyre. Për shkak të motit të mirë shumica e dibranëve gjejnë freski në bregun e liqenit të Dibrës. 

Zakonisht ka një numër  të madh të qytetarëve dibran që gjatë vikendit, familje të tëra dibrane  vijnë së bashku me fëmijët e tyre të kalojnë ditën e nxehtë në ujin e liqenit. Kafenetë që janë përreth liqenit janë të mbushur me njerëz të moshave të ndryshme ndaj edhe ata që kanë këta kafene “fërkojnë duart” sepse tre mujori i  këtij sezoni siguron një vit të tërë për ta, sidomos për ndonjë që nuk është i punësuar.

 Alma Dema thotë se pushimet e verës do ti kalojë buzë bregut të liqenit. Më së shumti më pëlqen liqeni i Dibrës sesa të shkoj diku në det. Kam shoqërinë time këtu dhe kemi një organizim sa i përket daljes në orët e mbrëmjes sidomos ne të  rinjtë dibran. Dhe është e vërtetë sepse kafenetë e të rinjve gjejnë zbavitje në këto ambiente por këtë kënaqësi nuk e lënë edhe moshat e tjera.
 
Të gjithë i gëzohen verës sidomos sportistët e Klubit “Kajak-Kanu” Radika në Dibër të cilat janë të angazhuar me stërvitjet e tyre për garat e ardhshme gjatë këtij sezoni si në vend ashtu edhe jashtë saj. Papunësia e madhe në Dibër mundëson që shumica e dibranëve pushimet verore t’i kalojnë buzë liqenit të Dibrës. Pjesa dërmuese udhëtojnë në vendet ? Shqipërisë, në brigjet ? detit Adriatik, kryesisht në Shën Gjin, Sarandë, Vlorë, Durrës etj.

 Në bisedën që kishim më agjenci të ndryshme në Dibër, ka edhe një pjesë të dibranëve që udhëtojnë për në Turqi, Tunis dhe në ndonjë vend tjetër. Këta janë të rrallë në numra, pasi çmimet janë shumë të larta, ata që kanë një standard minimal, pushimin e kalojnë privatisht në Shën Gjin nëpër banesa private por edhe në vende të tjera. 

Lajme të ngjashme

Back to top button