Kontesti me emrin nuk i ndal banorët e Maqedonisë ta vërshojnë Greqinë

Mbi 16.000 qytetarë të Maqedonisë kanë hyrë në Greqi edhe atë vetëm nëpërmjet kalimit kufitar Bogorodica të Gjevgjelisë.

Deri më tani ende nuk është i njohur numri i atyre që kanë hyrë në Greqi nëpërmjet kalimit kufitar Mexhitlija, ku më së shumti kalojnë banorët e Manastirit, Prilepit, Ohrit dhe Kërçovës.

Por supozohet se nëse i shtohet edhe numri i qytetarëve që kaluan nëpërmjet kësaj pike kufitare, atëherë qytetarët që kanë shkuar për vikend në Greqi, e kalon numrin 20.000.

Statistikat tregojnë se më parë në Greqi kanë udhëtuar mbi 300.000 qytetarë të Maqedonisë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button