Site icon PORTALB

Ukraina hap korridore humanitare në mbi 10 rajone për evakuimin e civilëve

Refugjatët ukrainas në Poloni, foto AA

Refugjatët ukrainas në Poloni, foto AA

Zëvendëskryeministrja ukrainase Irina Vereshuk njoftoi se kanë hapur korridore të ndihmës humanitare në më shumë se dhjetë vendbanime në rajonin e Kievit dhe atë të Sumit, veçanërisht në qytetet Mariupol dhe Pologi, për evakuimin e civilëve, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë për mediat, Vereshuk njoftoi rrugët e evakuimit të përcaktuara për sot.

Ajo vuri në dukje se civilët do të evakuohen nga më shumë se dhjetë fshatra në rajonin e Kievit dhe atë të Sumit, veçanërisht në qytetet Mariupol dhe Pologi, përmes korridoreve humanitare në fjalë, duke shtuar se në të njëjtën kohë, një kolonë ndihmash humanitare do të nisen drejt të njëjtave rrugë.

Veresuk shtoi se edhe pse ushtarët rusë bllokuan korridoret e ndihmës humanitare dje, ata arritën të evakuojnë 7.144 civilë nga Energodar, Bucha, Gostomel dhe Kozarovichi.

Exit mobile version