Site icon PORTALB

Ushtria ruse sulmoi shkollën psikoneurologjike në Harkiv

Lufta në Ukrainë, foto: AA

Lufta në Ukrainë, foto: AA

Duke vazhduar sulmin e saj ndaj Ukrainës, ushtria ruse goditi një shkollë psikoneurologjike me konvikt në rajonin Oskilska në Harkiv, transmeton Anadolu Agency (AA).

Guvernatori i Kharkivit, Oleh Synyehubov, në një deklaratë në llogarinë e tij në Telegram tha se 330 persona ndodheshin në shkollë në momentin e sulmit.

Synyehubov deklaroi se 50 nga nxënësit e shkollës kishin vështirësi në ecje dhe dhjetë ishin nxënës me karroca.

Duke thënë se arritën të evakuojnë 73 persona në konviktin fqinj, Synyehubov tha se po përpiqen të konfirmojnë numrin e të plagosurve dhe të vdekurve.

Exit mobile version