RMV, Qeveria miratoi vendimin për ndryshimin e Dekretit për kushtet dhe kriteret e shpalljes së gjendjes së krizës

Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot mbajti seancën e 20-të e cila u realizua online, ku siç bëjnë të ditur nga atje u miratua vendimi për ndryshim të Dekretit për kriteret dhe kushtet për shpallje të gjendjes së krizës në raste të fatkeqësive natyrore, avari dhe prishje të tregut të energjisë së ngrohjes, transmeton Portalb.mk.

“Me këtë ndryshim verifikohet baza juridike për ndërmarrje të masave për përkrahje financiare e cila do t’ua kompensojë dallimin e çmimit të energjisë së ngrohjes së furnizuesve me energji të ngrohjes që të eliminohet mundësia e dallimit të çmimeve të bie në barrën e konsumatorëve të energjisë së ngrohjes nga kategoria e amvisërive”, thonë nga Qeveria.

Nga atje shtuan se nuk do të ketë ndryshim të faturave të energjisë së ngrohjes për amvisëritë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button