Qeveria: Kontrolle të intensifikuara për të parandaluar manipulimin me ushqime dhe karburante

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut njofton se Drejtoria e Policisë Financiare, së bashku me Inspektoratin Shtetëror të Tregut dhe Drejtorinë e të Ardhurave Publike, janë duke bërë kontrolle të intensifikuara dhe gjithëpërfshirëse për të parandaluar manipulimet e mundshme në furnizimin me ushqime dhe derivate, transmeton Portalb.mk.

“Kontrollet inspektuese të qendrave të shpërndarjes që furnizojnë produkte ushqimore dhe të personave juridikë që kryejnë shitje me pakicë dhe shumicë të derivateve të naftës në të gjithë vendin kryhen me qëllim që të mos ketë ndërprerje në furnizimin me produkte ushqimore, fruta, perime, energji dhe ka nuk ka panik në mesin e konsumatorëve”, informojnë nga Qeveria.

Nga atje shtojnë se me daljen në terren dhe kontrollet e intensifikuara situata tashmë po normalizohet.

“Ka mjaft ushqim, karburant dhe energji që qytetarët të mos i nënshtrohen asnjë spekulimi dhe të jenë të qetë. Vendi është i gatshëm t’i përgjigjet të gjitha sfidave që lidhen me krizën”, shtojnë nga Qeveria.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button