12 euro bileta për ndeshjen e Maqedonisë së Veriut kundër Italisë

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut do të përballet me ekipin e Italisë në balotazhin për kualifikim në Kampionatin Botëror 2022, transmeton Portalb.mk.

“Të gjitha biletat të cilat Federata e Futbollit të Maqedonisë ka mundësi që ti ofrojë në shitje për tifozët nga vendi jonë janë në sektorin e stadiumit të caktuar për tifozët mysafirë. Çmimi i një biletës kushton 12 EURO”, sqarojnë nga Federata, duke theksuar që aplikimi për bileta duhet të bëhet në adresën [email protected].

Ndeshja do të zhvillohet në Palermo të Italisë më 24 mars, ndërsa biletat do të jenë në shitje nga  7 marsi deri më 15 mars.

“Kodi për qasje dhe marrjen e mundësisë për blerjen e biletave për ndeshjen e përfaqësues së Maqedonisë është i kufizuar, në përputhje me rregulloren për monitorimin e ndeshjeve të futbollit në kushtet e pandemisë dhe rregulloren për numrin e biletave për tifozët mysafirë”, deklarojnë nga FFM.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button