Thirrje e hapur për çmimin e komunës më të gjelbër

Delegacioni i Bashkimit Evropian në vend prezanton për herë të parë Çmimin e Komunës më të Gjelbër. Thirrja është e hapur për të gjitha komunat në Maqedoninë e Veriut dhe u ofron atyre mundësinë për të shpalosur aktivitetet me të cilat kanë kontribuar në mbrojtjen e mjedisit, transmeton Portalb.mk.

Thirrja synon promovimin e praktikave të mira të krijuara në vitin 2021 në nivel komunal sa i përket menaxhimit të mbeturinave. Çmimi do t’i dorëzohet komunës ‘më të gjelbër’ më 05 qershor 2022 në Ditën Botërore të Mjedisit, nga Ambasadori David Geer, Shef i Delegacionit të Bashkimit Evropian.

“Në vazhdim të fushatës ‘BE-ja me TY’ për Marrëveshjen e Gjelbër Evropiane, e nisur në nëntor të vitit 2021, Delegacioni i Bashkimit Evropian tani po u bën thirrje komunave në Maqedoninë e Veriut që të marrin pjesë në thirrjen e hapur për Çmimin e Komunës më të Gjelbër. Thirrja ka për qëllim të promovojë aktivitete të ndryshme të ndërmarra nga komuna të ndryshme përgjatë vitit 2021 drejt menaxhimit më të mirë të mbeturinave në dobi të mirëqenies së qytetarëve dhe mbrojtjes së mjedisit. Komunat do të kenë mundësinë të shpalosin veprimet, masat, fushatat e tyre që bënë ndryshime të prekshme për të mirë dhe rezultate të siguruara në planin afatgjatë. Këto mund të variojnë nga edukimi dhe rritja e ndërgjegjësimit publik përmes veprimeve dhe inspektimeve të pastrimit e deri te ndryshimet në sjellje”, njoftojnë nga Delegacioni i BE-së në vend

Thirrja do të mbetet e hapur nga 04 mars deri më 04 prill 2022 dhe secili kryetar komune do të ftohet të aplikojë si individualisht ashtu edhe përmes qendrave përkatëse për zhvillim planor rajonal dhe BNJVL-së.

Informacionet përkatëse do të vihen në dispozicion në faqen e Facebookut të Delegacionit të Bashkimit Evropian, të cilën mund ta gjeni KËTU.

Ndryshe, dje u shënua Dita Botërore e Kafshëve të egra.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button