Ministria paralajmëroi që në Kurshumli An do të ndalohen të gjitha aktivitetet që e dëmtojnë objektin

Ministria e Kulturës në Maqedoninë e Veriut ka vendosur të ndalojë të gjitha aktivitetet që e dëmtojnë objektin “Kurshumli an”, pas shpalljes si objekt me vlera të veçanta nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.

“Me këtë vendim mundësohet ruajtja e përhershme e Kurshumli an në gjendjen e origjinës. Gjithashtu vendimi do të kontribuojë në shpërndarjen e vlerave dhe rëndësisë së tij, si dhe ndërprerja e veprimeve që dëmtojnë ose degradojnë e këtë objekt me vlera kulturore-historike nga trashëgimia arkitektonike”, deklarojnë nga Ministria e Kulturës.

Qeveria në seancën e fundit ka shpallur “Kurshumli an” si objekt me vlera të veçanta, objekt i cili është ndërtuar në mes të shekullit XVI.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button