Paralajmërim për dhunë në zgjedhjet në Shqipëri, ambasada amerikane del me njoftim

Ambasada amerikane ka njoftuar qytetarët e saj në Shqipëri, që të qendrojnë larg qendrave të votimit më 23 qershor, pasi mund të ketë dhunë gjatë dhe pas zgjedhjeve.

“Zgjedhjet parlamentare për Shqipërinë, do të mbahen ditën e diel, më 23 qershor. Më shumë se 5 mijë qendra votimi do të qëndrojnë të hapura nga ora 7:00 deri në orën 19:00. Numërimi do të nisë menjëherë pas mbylljes së votimit në 89 qendra të numrit të votave. Me këtë rast, njoftojmë dhe kujtojmë, shtetasit amerikanë, që të qëndrojnë larg tubimeve, organizimeve, apo mitingjeve partiake, pasi në këtë kohë ato kanë një shans të madh të kthehen në gjeneratorë dhune. Ne u kujtojmë shtetasve amerikanë në Shqipëri, se edhe tubimet paqësore rrezikojnë të përshkallëzojnë në dhunë.

Ndërkohë që zgjedhjet mund të jenë të qeta, incidentet sporadike dhe të izoluara që kanë ndodhur në të shkuarën, përbëjnë rrezik sërish. Shtetasit amerikanë duhet të jenë vigjilent, të qëndrojnë larg qendrave të votimit apo numërimit, pasi ekziston mundësia që të ketë grupime në afërsi të tyre. Ju bëjmë thirrje edhe njëherë, të shmangni çdo protestë, tubim, takim elektoral apo grupime të çdo lloji. Ju këshillojmë që të ndiqni të rejat më të fundit për t’u informuar mi gjendjen dhe mjedisin përreth. Mos hezitoni të informoheni përmes mediave”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane. 

Lajme të ngjashme

Back to top button