Mbi 1 milion persona protestojnë në Brazil, një viktimë (VIDEO)

Më shumë se 1 milion njerëz u janë bashkuar protestave që kanë mbërthyer më shumë se 100 qytete në të gjithë Brazilit, në atë që cilësohet si vala më e madhe antiqeveritare në histori.

Dhuna ka shpërthyer në shumë vende dhe një 18-vjeçar humbi jetën kur një automjet tentoi të çante një barrikadë në San Paulo.

Protestat kanë nisur një javë më parë, fillimisht për çështjet e transportit dhe çmimet e biletave, por tashmë janë kthyer në protesta antikorrupsion, çka rrezikojnë edhe mbarëvajtjen e Kampionatit Botëror të futbollit, i cili organizohet vitin e ardhshëm në Brazil.

Presidentja e vendit, Dilma Rousseff, anuloi një vizitë në Japoni për t’u përballur me krizën që ka zënë vendin. Ditën e sotme ajo do të mbajë një mbledhje të jashtëzakonshme me kabinetin qeveritar për të diskutuar protestat. 

Lajme të ngjashme

Back to top button