Sot do të protestojnë banorët e Bogovinës, Tetovë

Si që paralajmëruam, sot pritet të dalin në protesta banorët e fshatit të Bogovinës së Tetovës.

Ata janë të revoltuar nga ndërmarrja “Makedonija Pat” pasi që ka ndërprerë punimet për asfaltimin e rrugës Tetovë-Bogovinë pikërisht në hyrje të këtij fshati. 

Deri më tani janë asfaltuar disa kilometra por nuk është mbaruar i tërë projekti.

Asfaltimi i kësaj rruge filloi në prill dhe në përurimin e saj morën pjesë kryetarja e Tetovës Arifi së bashku me drejtorin e “Makedonija Pat” Gajur Kadriu duke premtuar se brenda 25 ditëve do të përfundojë puna. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button