Kroacia do të dërgojë pajisje ushtarake në Ukrainë

Sot në një seancë, qeveria kroate do të mbyllë hapësirën ajrore kroate për avionët e kompanive ruse dhe do të marrë një vendim për dërgimin e pajisjeve ushtarake në Ukrainë, transmeton REL.

Qeveria ka përgatitur një paketë masash në lidhje me krizën e shkaktuar nga sulmi rus në Ukrainë, e cila do të prezantohet në një seancë të qeverisë të hënën, tha kryeministri Andrej Plenkoviç në një konferencë për shtyp pas një takimi koordinues në ndërtesën e qeverisë kroate në Zagrebi.

Duke folur për dërgimin e pajisjeve ushtarake, kryeministri kroat shpjegoi se “bëhet fjalë për pajisje mbrojtëse, por edhe për disa pajisje të tjera, për t’iu përgjigjur kërkesës së Ukrainës”.

  • Për konfliktin e ditës së tretë (26.02.2022) Rusi-Ukrainë LEXO KËTU
  • Për konfliktin e ditës së dytë (25.02.20200) Rusi-Ukrainë LEXO KËTU
  • Për konfliktin e ditës së parë (24.02.2022) Rusi-Ukrainë LEXO KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button