Në shumicën e sektorëve nën 20 përqind, në disa zero përqind mjete të ndara për kulturën shqiptare, reagoi Aleanca për Shqiptarët

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar në lidhje me rezultatet e Konkursit të shpallur nga Ministria e Kulturës, duke e vlerësuar si një konkurs që i diskriminon shqiptarët, transmeton Portalb.mk.

“Nëse analizohen mirë rezultatet e ndarjes së buxhetit për projekte dhe aktivitete kulturore, vërehet se shqiptarët në shumicën e sektorëve nuk arrijnë as 20 përqind të mjeteve. Do të përmendim vetëm disa sektorë sa për ilustrim,  Sektori për botime ku shqiptarët marrin 18.39%, festivalet e literaturës 18%,Sektori i dramës 18%, ndërsa edhe më keq është në sferat e tjera si ajo e festivaleve të muzikës ku shqiptarët kanë ZERO PËRQIND”, deklarojnë nga Aleanca për Shqiptarët

“Përveç diskriminimit etnik, në buxhetin e sivjetshëm janë vërejtur edhe keqpërdorime dhe dallime politike dhe klanore. Në muzikë në shumë projekte të fituara do ta hasni mbiemrin Grubi, ndërsa artistë të shumtë janë lënë duar bosh. Projekte kanë fituar edhe eksponentë të tjerë të cilët i kemi parë në tubime dhe manifestime partiake të BDI-së, madje me shuma të majme të cilat lënë shumë hapësirë për të dyshuar”, deklarojnë nga Aleanca.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button