Fëmija vetëm 1-vjeç preket nga SIDA
Një fëmijë vetëm 1-vjeç është pacienti më i ri në Maqedoni me sëmundjen e HIV/AIDS.
Ai është një nga 83 rastet që janë gjithsej në të gjithë Republikën e Maqedonisë.
Bëhet me dije se fëmijës të vogël virusi i është bartur përmes nënës.
Sipas zyrtarëve të Klinikës për sëmundje infektive në Shkup, rastet e fundit janë vetëm të meshkujve.