RMV, më shumë të shëruar sesa të infektuar me Kovid-19, ndërkohë u regjistruan 13 vdekje

Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 517 raste të tjera të koronavirusit të ri, prej të cilëve 72 janë riinfektuar. Në këtë periudhë janë regjistruar edhe 1 022 pacientë të shëruar dhe 13 vdekje, transmeton Portalb.mk.

Në Shkup kanë ndërruar jetë katër pacientë, një në Strumicë, Kavadari, Makedonski Brod, Shtip dhe Gjevgjeli. Në bazë të sistemit Termini Im, janë regjistruar edhe katër vdekje që kanë ndodhur prej 18 shkurtit deri më 21 shkurt: Shkup, Strumicë, Krushevë dhe Koçani.

Vendi po ashtu regjistroi gjashtë viktima të tjera nga koronavirusi, duke e çuar në 8 981 numrin e përgjithshëm të tyre. Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore të vendit kanë kryer 1.883 560 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 2.818 teste të kryera brenda ditës së fundit. Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 4 644.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button