COVID-19 në RMV, 21 të vdekur dhe 674 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë regjistruar 674 raste të reja nga 3.156 të testuar, 978 janë shëruar, ndërkaq 12 kanë ndërruar jetë, njofton Portalb.mk.

“Në 24 orët e fundit janë regjistruar 12 të vdekur: 5 nga Shkupi (55, 66, 74, 74 dhe 78v), 2 nga Tetova (69 dhe 78v) dhe nga 1 nga Prilepi (88v), Ohri (88v), Struga (75v), Manastiri (85v) dhe Koçani (74v)”, informojnë nga MSH.

Sipas regjistrimit të personave të vdekur me diagnozë COVID-19 nga “Termini Im”, janë regjistruar edhe 9 persona tjerë në periudhë kohore prej 31.01.2021 deri 20.02.2022. 2 prej të vdekurve kanë qenë nga Shkupi, 3 nga Kriva Pallanka, 1 nga Manastiri, 1 nga Tetova, 1 nga  Struga dhe 1 nga Probishtipi. Të ndjerët, kanë qenë në moshë prej 48 deri në 92-vjeç.

Që nga fillimi i pandemisë janë kryer 1.878.073 testime për COVID-19. Numri i të infektuarve ka arritur në 295.082, të shëruarve 280.675, të vdekurve 8.958, ndërkaq për momentin 5.449.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button