Kryeministri bullgar ka pritur bullgarët e RMV-së: Të drejtat e tyre i kemi prioritet

Kryeministri i Bullgarisë, Kiril Petkov sot ka pasur takim me organizatat dhe shoqatat e bullgarëve në Maqedoninë e Veriut, ku ka thënë se të drejtat e tyre janë prioritet për të dhe për gjithë qeverinë bullgare, ka kumtuar kabineti i kryeministrit bullgar, përcjell MIA, transmeton Portalb.mk.

Takimi është mbajtur në iniciativë të bullgarëve maqedonas, ndërsa kryeministri Petkov e ka prezantuar informatën e fundit për rrjedhën e negociatave mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, në fokus të cilës është përfshirja e bullgarëve në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut.

Petkov ka njoftuar delegacionin edhe për bisedimet e tij me partnerët e Bashkimit Evropian në raport me eurointegrimet e Ballkanit Perëndimor.

Përfaqësues të bullgarëve maqedonas deklaruan se besojnë në qasjen e re të inicuar nga qeveria bullgare, sepse janë të bindur se problemet mund të zgjidhen vetëm me dialog.

Në një pjesë të mediave bullgare, u paraqitën edhe deklarata nga përfaqësues të bullgarëve maqedonas. Kryetari i partisë Unioni Qytetar Demokratik (GDU) , Petar Koev theksoi për BGNES se kryeministri bullgar ka thënë qartë se të drejtat e bullgarëve në Maqedoninë e Veriut janë prioritet numër një për të dhe për Qeverisën, si dhe se mes prioriteteve kyçe të politikës së jashtme bullgare është ndryshimi i teksteve shkollore në vend.

I pyetur se, nëse vetoja për filim të negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në nuk do të hiqet deri sa nuk përmbushen këto kushte, Kolev u përgjigj:

“Ajo që kuptuam nga bisedimet është se qëndrimi i tij është i qartë dhe i padyshimtë, se këto çësthje janë prioritet dhe pa rezultate konkrete për to nuk mund të hiqet vetoja”.

Ky ishte takimi i parë i përfaqësueve të bullgarëve maqedonas me kryeministrin bullgar Kiril Petkov.

Kujtojmë se, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria tensionuan raportet për shkak të kontesteve historike. Sofja zyrtare kërkon që Shkupi t’i pranojë kërkesat bullgare se gjuha maqedonase është normë e asaj bullgare dhe se kombi maqedonas është krijuar nga Tito.

Ky kontest ka bllokuar procesin eurointegrues të vendit, me çka Bullgaria gjatë vitit 2021 i vendosi dy herë veto Maqedonisë së Veriut, njëherë në qershor, kurse më pas, më 14 dhjetor të vitit 2021, edhe një herë e bllokoi fillimin e negociatave RMV-BE.

Edhe në vitin 2020, njëjtë vendi fqinj, i vendosi dy here veto Maqedonisë së Veriut, një herë në këshillin e ministave të Jashtëm të BE-së si dhe në Këshillin për Punë të Përgjithshme të BE-së, duke penguar në këtë mënyrë miratimin e kornizës negociuese për fillimin e negociatave të vendit me BE-në. Për zgjidhjen e kontesteve të historisë, komisioni maqedono – bullgar ka mbajtur takime, po nuk kanë arritur të gjejnë zgjidhje. Palët kanë mosmarrëveshje më së shumti rreth identitetit të figurave historike të Mbretit Samoil dhe Goce Delçevit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button