Mbështetje nga Blinken për dialogun Shkup – Sofje

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut ka njoftuar në Facebook se, fjalimin e zëvendëspresidentes së SHBA-së, Kamala Harris të mbajtur në margjinat e konferencës së Myninut, e ka ndjekuar me sekretarin shtetëror të SHBA-së, Antony Blinken dhe kryeministrin bullgar, Kiril Petkov dhe ka njoftuar se Blinken ka shprehur shprehur mbështetjen për dialogun Shkup – Sofje, transmeton Portalb.mk.

“Një takim i përzemërt me sekretarin shtetëror të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Antony Blinken gjatë fjalimin të zëvendëspresidentes së SHBA-së, Kamala Harris. E ndajmë mendimin se së bashku jemi më të fortë si aleatë në NATO. Sekretari shtetëror Blinken ka shprehur mbështetjen e tij të plotë për dialog dhe miqësi mes Maqedonisë së Veriut dhe Bulgarisë dhe ka ndarë dëshirën e tij të sinqertë të na sheh së bashku në BE. SHBA mbetet partneri ynë i përkushtuar në tejkalimin e sfidave”, ka shkruar Kovaçevski.

Kujtojmë se, në kuadër të kësaj konference edhe kryeministri i Maqedonisë, Dimitar Kovaçevskizhvilloi takim bilateral me homologun e tij bullgar. Dy kryeministrat verësuan se forma e re e bashkëpunimin përmes grupeve të punës do të krijon zgjidhje të problemeve si dhe që dialogu do të krijoj zgjidhje për të ardhmen evropiane.

Ndryshe, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria tensionuan raportet për shkak të kontesteve historike. Sofja zyrtare kërkon që Shkupi t’i pranojë kërkesat bullgare se gjuha maqedonase është normë e asaj bullgare dhe se kombi maqedonas është krijuar nga Tito.

Ky kontest ka bllokuar procesin eurointegrues të vendit, me çka Bullgaria këtë vit i vendosi dy herë veto Maqedonisë së Veriut, njëherë në qershor, kurse më pas më 14 dhjetor të vitit 2021, edhe një herë e bllokoi fillimin e negociatave RMV-BE.

Edhe në vitin 2020, njëjtë vendi fqinj, i vendosi dy here veto Maqedonisë së Veriut, një herë në këshillin e ministave të Jashtëm të BE-së si dhe në Këshillin për Punë të Përgjithshme të BE-së, duke penguar në këtë mënyrë miratimin e kornizës negociuese për fillimin e negociatave të vendit me BE-në. Për zgjidhjen e kontesteve të historisë, komisioni maqedono – bullgar ka mbajtur takime, po nuk kanë arritur të gjejnë zgjidhje. Palët kanë mosmarrëveshje më së shumti rreth identitetit të figurave historike të Mbretit Samoil dhe Goce Dellçevit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button