RMV, 22 persona ndërruan jetë nga COVID-19, 848 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit nga 3.506 të testuar, janë regjistruar 848 raste të reja me COVID-19, ndërkaq 11 të tjerë kanë ndërruar jetë dhe 1.369 pacientë janë shëruar. Që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 294.407 raste, 279.695 janë shëruar dhe 8.937 kanë vdekur, ndërkaq numri i rasteve aktive është 5.775, njofton Portalb.mk.

“Në 24 orët e fundit janë regjistruar 11 persona të vdekur: 4 nga Shkupi (71, 78, 79 dhe 80v), 3 nga Shtipi (77, 84 dhe 90v) dhe nga 1 nga Manastiri (69v), Kumanova (52v), Koçani (70v) dhe Struga (83v)”, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Ata shtojnë se edhe 11 persona tjerë me diagnozë COVID-19 nga “Termini Im”, janë të paraqitur se kanë vdekur në periudhën prej 10.02 deri më 19.02.2022. Shkup 3, Shtip 2, Manastir 1, Veles 1, Bogdanci 1, Demir Hisar 1, Kriva Pallankë 1 dhe Ohër 1. Të vdekurit kanë qenë në moshë prej 64 deri në 87v.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button