Kovaçevski-Kurti: Bashkëpunimi mes dy vendeve vazhdimisht përforcohet

Qeveria e vendit njoftoi se kryeministri Dimitar Kovaçevski, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e Sigurisë në Mynih, takoi kryeministrin e Republikës së Kosovës Albin Kurtin para fillimit të programit zyrtar, transmeton Portalb.mk.

Nga Qeveria njoftojnë se në takim të dy kryeministrat shprehën kënaqësinë për marrëdhëniet pozitive dhe konstruktive dypalëshe mes dy vendeve.

“Kryeministrat theksuan se bashkëpunimi arrihet duke nxitur miqësinë dhe afërsinë mes dy vendeve dhe me fokus në arritjen e interesave të qytetarëve në të dyja vendet, gjë që u konfirmua edhe nga seanca e përbashkët e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës në shtator”, njoftuan nga Qeveria.

Nga atje shtojnë se një nga synimet e ardhshme në lehtësimin e lidhjeve mes dy vendeve pritet të jetë konkretizimi i interesit për hapjen e “One Stop Shop” një rrugë e shpejtë për të kaluar kufirin ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.

Ndër të tjera thuhet se Kovaçevski dhe Kurti u pajtuan se dy vendet do të kenë një periudhë të bashkëpunimit të intensifikuar në fushën e energjetikës.

Ndryshe, siç thuhet në njoftimin e Qeverisë në takim u theksua se RMV-ja mbështet dialogun Prishtinë-Beograd për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare të pranueshme për të dyja palët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button