Nesër fillon skriningu i nxënësve nëpër shkolla

Komisioni për Sëmundjet Infektive sot përmes një konference për shtyp njoftoi se nesër do të fillojë skriningu i nxënësve në shkollat fillore, transmeton Portalb.mk.

“Nesër do të fillojë skriningu në shkollat ​​fillore, sepse shifrat janë rritur. Skriningu do të bëhet në shkolla dhe prindërit të cilët pranojnë që fëmijët e tyre të testohen, të dinë se do të bëhet në shkolla. Në shkollat e mesme nuk ka një gjendje të tillë. atje gjendja epidemiologjike është stabile”, tha Zllate Mehmedoviq nga Komisioni për sëmundje infektive.

Rikujtojmë që para dy ditëve Komisioni njoftoi se është rritur numri i infektimeve me Covid-19 te fëmijët që njëherit janë edhe nxënës të shkollave fillore nga mosha 6 deri në 14 vjeç.

Ndryshe, dje në vend u regjistruan 1,091 raste të reja nga 3,702 testime të kryera, prej të cilëve 156 riinfektime. Sipas informatave të djeshme nga Ministria e Shëndetësisë, deri më tani në vend janë kryer gjithsej 1,855,720 teste për Covid-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid-19 në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 289,797, numri i të shëruarve 272,184, numri i të vdekurve 8,829 dhe numri i rasteve aktive 8,784.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button